Shoferi i autobusit të aksi dentuar në Kroaci, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi ndërsa ishte duke ngarë mjetin.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjic. “Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje ku edhe u arestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale.
Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë me kohë detajet”, ka thënë Pranjic për mediat kroate.
Autoritetet e Kosovës janë nisur drejt Kroacisë për t’u ardhur në ndihmë , ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, i cili vizitoi spitalin ku po marrin trajtim, pohoi se pasagjerët ishin të gjithë shtetas kosovarë që jetonin në Gjermani, e qe po ktheheshin për pushime në vendlindje.