Sërish grevë në Itali, anulohen udhëtimet, vjen njoftimi i rëndësishëm

2964
0

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka njoftuar diten e sotme se si pasoje e nje greve të kontrollorëve ajrorë në Itali, diten e sotme do te anulohen dy udhetime mes Italise dhe Shqiperise.

Njoftim❗️
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt dhe nga Roma më datë 26.7.2021, se fluturimet e mëposhtme janë anulluar për shkak të një greve të kontrollorëve ajrorë në Itali.

✈️ Alitalia

AZ 584 Romë 16.45 – Tiranë 18.10 si dhe Romë 13.30 – Tiranë 14.55

AZ 585 Tiranë 11.25 – Romë 12.50

Theksojmë se, udhëtimet e tjera të parashikuara me AZ 582 dhe AZ 583, (të cilat janë udhëtime me të njëjtat destinacione, por me orare të ndryshme) do të vijojnë të kryhen normalisht në këtë datë.

Duke ju falenderuar për vemendjen./shqiptari.net/