Deri më sot, ata që jetojne ne Itali dhe kanë vendosur të kalojnë pushimet brenda per brenda Italise mund të velvizin lirshëm dhe me çdo mjet në çdo rajon pa detyrimin për të paraqitur certifikata ose për të kryer test. Sidoqoftë, skenari mund të ndryshojë duke filluar në javët e ardhshme transmeton shqiptari.net.
Faktori i parë i panjohur ka të bëjë me hyrjen në fuqi të dekretit Covid i cili sjell me vete zgjatjen e detyrimit të Green pass. Nga 1 gushti, pra, mund të jetë e nevojshme të paraqitet Green pass për të udhëtuar në automjete të distancave të gjata si aeroplanë, trena dhe tragete.
Kufizime të reja mund të diktohen nga kalimi i mundshëm në një gamë tjetër ngjyrash në disa rajone. Trendi është që Italia të mbahet e bardhë deri në 15 gusht, por Sardenja, Siçilia dhe Veneto rrezikojnë të verdhë që më 26 korrik./shqiptari.net/