“Shkolla do të fillojë dy javë më herët. E dini pse?”, Avokati tregon kur do të mbyllet vendi nga pandemia: Tani fillon e keqja, ky plan vazhdon…

4974
0

Avokat Altin Goxhaj, përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të FaxNews, foli rreth situatës së pandemisë në botë, Shqipëri, dhe asaj çfarë pritet të ndodhë si pasojë e varianteve të reja të shfaqura herë pas here.

Sipas Goxhaj, plani i OBSH-së me ngritjen e alarmit se pandemia nuk ka arritur pikun më të lartë pas çdo varianti të shfaqur, është me qëllim injektimin e sa më shumë dozave në popullatë.

Avokati theksoi se në shtator shkolla do të nisë 2 javë më herët dhe kjo për arsyen se si shkolla ashtu dhe vendi do të mbyllet sërish. Kjo situatë sipas tij do të vijojë deri në 10 vitet e ardhshme dhe nuk do të përfundojë në 2021-shin.

Shkolla do të fillojë dy javë para për fëmijët. E dini pse? Sepse do të mbyllet shumë shpejt dhe shkolla dhe Shqipëria, siç do të mbyllen dhe vende të tjera. Pra plani i këtyre, i madhi fare, i pa treguar, ishte që të mbyllemi në shtëpi se kemi halle dhe na duhet të shpëtojmë.

Ky plan vazhdon  të paktën 10 vjet. Ky plan do vazhdojë, pasi ‘Adhamudhi’ i OBSH-së dhe zyra evropiane e shëndetit thanë se tani vjen e keqja, tani do fillojnë valët e rënda, tani do fillojë plandemia e vërtetë.

Pra koncepti është që këta kanë një plan të vazhdueshëm, ku për çdo variant të ri, gama, delta, ypsilon dhe zeta që do nxjerrin këta çdo herë, do shtohen dozat e vaksinës për këta që janë vaksinuar.

Këta që po bëjnë eksperimente, jo me majmunë, as me vullnetarë, por me tufa njerëzish, ku çdo tufë ka nga të paktën 1 miliardë, këta që duan t’ia bëjnë tani vak sinën fëmijëve, detyruan grekët që të mbushin rrugët dhe të paralajmarërojnë qeverinë se do ta djegin nëse do të guxojë të vazhdojë planin e saj.

Kjo puna e planit grek është si puna e atyre testimeve ‘e hanë, s’e hanë’, po reaguan shohim ç’të bëjmë.

Mesazhi grek është shumë i rëndësishëm dhe po përhapet në të gjithë evropën, sepse grekët bënë një avancë më të madhe se të tjerët.

Unë e kam konsideruar gjithmonë xhelozinë time ndaj grekërve, për atë qytetarinë, patriotizmin dhe dashurinë për familjen që ata kanë“, tha Goxhaj.