Rinas/ Nuk e lejuan te udhetonte, 42 vjecarja qellon punonjësen e kompanisë ajrore,

2484
0

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçare, e cila akuzohet se ka qelluar për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore në aeroportin e Rinasit.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasen me iniciale Sh. K.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka nisur pasi 42-vjeçares i është ndaluar të udhëtojë për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Njoftimi i Policisë:

Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.