U shpall kampion Europe me Italinë, Mançini fotografohet duke pritur radhën… te kasapi i lagjes

417
0

Roberto Mançini është më i thjeshtë nga sa mund ta kishit menduar! Edhe pse u shpall kampion Europe me Italinë, disa ditë më parë, teksa e gjithë vëmendja është tek ai, kjo gjë duket se nuk e komplekson fare trajnerin e të kaltërve për të pritur radhën te kasapi në dyqanin e lagjes.

56-vjeçari aktualisht është duke qëndruar afër prindërve në Jesi, fshat në provincën e Ankonës. I veshur me bluze blu dhe me pantallona të shkurta, Mançini është fotografuar nga paparacët, teksa pret radhë te kasapi.

Përball tij shikohet një tjetër banor, që teksa pret radhën është duke bashkëbiseduar me trajnerin që bëri krenar mbarë kombin italian dhe jo vetëm. Thjeshtësi për t’u admiruar nga një kampion si Roberto Mançini.