“Kjo pamje është turp” Siç nuk e kemi parë! Rama merr qesen, ulet dhe pastron vetë në Vlorë

665
0

Kreu i qeverise Edi Rama ndodhej sot në Vlorë, ku gjatë vizitës së tij në pjesën e Lungomares , u angazhua vetë për pastruar mjedisin aty afër i mbushur me mbeturina.

Duke e cilësuar pamjen si një turp për të gjithë turistët vendas dhe të huaj, Rama tha se njerëzit duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të pastrojnë ato që lënë , duke përmendur dhe rolin e bashkisë në këtë gjë.

Rama: Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga jo nderi, po nga dinjiteti me i zakonshëm që duhet të ketë një qytet një komunitet por dhe një bashki .Në radhë të parë ata që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë që ti mbledhin dhe mos ti hedhin të paktën.

Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë të vijnë t’i pastrojnë përpara se sa të lindi dielli që njerëzit që kalojnë anash shqiptarë dhe të huaj dhe të shohin këtë pamje që është një turp.