Skip to content

Stuhi breshëri në Kukës, bien pemë e përmbyten dyqanet

    Një mot i pazakontë ne qarkun e Kukësit gjatë ditës së shtunë.

    Pas temperaturave përvëluese të paradites, një stuhi e fuqishme goditi zonën, duke shkaktuar problematika në qytet dhe përreth.

    Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, që fatmirësisht nuk zgjatën shumë, përmbytën dhjetëra dyqane, akse rrugore madje dëmtuan dhe makina të cilat u goditën nga pemë të rrëzuara.

    Shërbimet e bashkisë së Kukësit tashmë ndodhen në terren për normalizimin e gjendjes së krijuar.