Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar dy foto nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti në Tiranë, dhe thotë se ai është 50 metër larg vendit ku i lind dhe u rrit kryeministri Edi Rama. Kanë kaluar 19 muaj thotë mjeku, qëkur Rama premtoi se çatia do riparohej, por deri atëherë askush nuk ka vënë dorë.
“Me marjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019”, shkruan mjeku ndër të tjera.
Shënimi i plotë i Tritan Kalos:
Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……
Me marjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019…..
Të nesërmen para kamerave televizive banueses së njërit prej apartamenteve, duke i puthur dorën KM i premtoj se riparimi do të ndodhte në javët më të afërme……Edhe pas 19 muajsh çatia është po aq e rrënuar, dhe banorët e apartamenteve poshtë saj vijojnë të banojnë te të afërmit e tyre……Vjeshta po afron dhe do jetë e treta që do e gjejë çatinë në të njejtën gjëndje…Të shpresojmë që ky apel të dëgjohet dhe më pas të veprohet….
Mqse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohen….Po dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë…. Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje sjedhës janë shtuar shumë….
Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….KUTËRBON një erë aq e rëndë sa të kijohet mendimi se gjindesh mbi një kolektor të ujrave të zeza….Taksat e pastrimit NE i paguajm rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të Kryeqëndrës së Trojeve Arbërore…..Together forever!!!