Maturanti shqiptar qe po habit te gjithe ne Itali, ja cfare i tha nje prej mesuesve italian..

3388
0

“Kam ëndrra dhe objektiva, dua të arrij sa më larg të jetë e mundur”, kështu është shprehur i riu shqiptar Kristjan Leskaj i cili ka mahnitur komisionin e provimeve të maturës në Savona, Itali.

I riu shqiptar Kristjan Leskaj, jeton prej vitit 2018 në Savona, Itali. Leskaj ju dedikua mësimeve në “Institutin Boselli” dhe për shkak të impenjimit dhe rezultateve të larta, profesorët i propozuan të zhvillojë vitin e katërt dhe të pestë në një të vetëm. Në provimet e maturës edhe pse ai punonte, Leskaj u vlerësua me pikët maksimale. “Kur shkova të shikoja kartelat, një nga punonjëset më priti në lot, duke më thënë që 100 pikët e tua janë një sinjal i rëndësishëm për të gjithë”, – tregon ai.

“Kam ëndrra dhe objektiva, dua të arrij sa më larg të jetë e mundur”, kështu shprehet i riu shqiptar Kristjan Leskaj i cili ka mahnitur komisionin e provimeve të maturës.
Mediat vendase italiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit Kristjan Leskaj.
(Artikulli i plotë)

Ndihet dëshira dhe pasioni për të ecur përpara, sakrifica dhe dëshira për të arritur sa më lart.
Por në mes të kësaj arritje ekziston edhe një histori që shkon përtej ccdo gjëje. Kristjani ka mbërritur në Itali në vitin 2018, vetëm, pasi prindërit jetojnë në Shqipëri.

Në Itali jetonte vëllai i tij i madh. Sipas moshës Kristjani duhej të regjistrohej në vitin e dytë më Boslli, por duke mos e njohur shumë mirë gjuhën italiane, ju sugjerua të filloi nga viti i parë. “U angazhova menjëherë, sepse nuk më vinte mirë që të humbisja një vit. I kalova provimet shumë shpejt dhe në dhjetor profesorët më kaluan në vit të dytë, sepse isha në të njëtin nivel me të tjerët”, tregon Kristjani.

Ai vazhdon të jetë një studnet me rezultate të larta. Është aq i zgjuar sa profesorët i kanë sugjeruar që të kapërcej një vit shkollor dhe të kalojë menjëherë në vit të katërt. “Isha i lumtur, por edhe i frikësuar në të njëjtën kohë. Profesorët më qëndruan shumë pranë dhe gjithashtu shokët e vitit të katërt më përkrahën, punoja shumë që të isha në një nivel me të tjerët. Ndiqja njëkohësisht edhe mësimin e vitit të pestë”, shprehet Kristjan Leskaj.

Vjen dita e maturës, drejtimi “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe marketing”. Provimi i të riut shqiptar la pa fjalë të gjithë komisionin.

“Kur shkova të shoh fletën e provimit, një nga mësueset më priti me lot në sy, duke me thënë se 100 pikët që unë kisha marrë ishin një sinjal për të gjithë. Sigurisht që personat që u gëzuan më shumë ishin prindërit e mi që jetojnë në Shqipëri, të cilët nuk i kam takuar prej një viti”. Kristiani ka punuar edhe gjatë kohës së studimeve, duke ndihmuar veten dhe vëllain e tij. Në shtator do të vazhdojë studimet për Menaxhim Biznesi në Torino dhe tregon se mësuesja e tij e ka ndihmuar që të sigurojë edhe një punë atje, në mënyrë që të përballojë shpenzimet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.