Skip to content

Me vila dhe biznese, por deklarohen si të pastrehë! Kush janë deputetët shqiptarë që po e rrjepin popullin

    Parlamenti që prodhuan zgjedhjet e 25 qershorit vijon në gjurmët e parlamentit të mëparshëm sa i takon shpenzimeve për fjetje në hotele brenda vendit, për qera, karburant, telefonata, dieta etj., të kompensuara me paratë publike.

    Zbardhen përfitimet financiare të deputetëve për muajin nëntor të vitit 2017. Ndonëse posedojnë me shumë sa një banesë, disa deputetë të Kuvendit, rezultojnë se kanë përfituar para publike sikur kanë banuar në shtëpi me qera si dhe për fjetje në hotele brenda vendit, për shkak të detyrës si ligjvënës. Tetë deputetë, gjatë muajt nëntor të 2017, kanë përfituar nga paratë publike në vlerat nga 21 000 lekë deri në 35 000 lekë për pagesën e qirasë.

    Konkretisht, kanë marrë para nga buxheti për qiranë e banesës deputetët Nard Ndoka, Ilirian Pendavinji, Edmond Leka, Xehvit Bushaj, Edlira Bode, Izmira Ulqinaku, Nadire Meçorapaj dhe ish-deputeti Gledion Rehovica. Ndërkaq, gjashtë deputetë kanë përfituar nga paratë publike për fjetje në hotele brenda vendit, për shkak të punës që lidhet me detyrën e tyre si ligjvënës. Konkretisht deputetja Adelina Rista ka shpenzuar 72 000 lekë për hotel, Andrea Marto 18 000 lekë, Izmira Ulqinaku 29 750 lekë, Nadire Meçorapaj 29 750 lekë, Tatiana Nurçe, 72 000 lekë dhe Eduard Shlasi 15 00 lekë.

    Sa i takon shpenzimeve të tjera, vetëm për muajin nëntor të vitit 2017, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë shpenzuar për karburant 4 464 848 lekë. Shuma e shpenzuar është kompensuar me paratë e buxhetit të Kuvendit. Po gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, 140 deputetët kanë shpenzuar për komunikimin me telefon 2 144 000 lekë. Deputetët kanë përfituar 5 831 586 lekë dieta për muajin nëntor 2017. Po gjatë kësaj periudhe, deputetët, për pjesëmarrjen në komisionet e përhershme parlamentare kanë përfituar 2 065 500 lekë, për pjesëmarrje në mbledhjet e Byrosë së Kuvendit 16 500 lekë dhe për pjesëmarrje në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore kanë përfituar 31 000 lekë.

    Manovra- Në një studim të Institutit të Studimeve Politike thuhet se disa deputetët, edhe pse kanë 2-3 banesa në Tiranë, shpallen të pastrehë në kryeqytet, për të përfituar 500-1 000 mijë euro në muaj, për strehim dhe udhëtime. “Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

    Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm”, ka pohuar ISP.

    Shpenzimet për qera, muaj nëntor 2017

    Gledion Rehovica, 35 000 lekë

    Ilirian Pendavinji, 25 667 lekë

    Nard Ndoka, 35 000 lekë

    Edmond Leka, 35 000 lekë

    Xhevit Bushaj, 21 000 lekë

    Edlira Bode, 35 000 lekë

    Izmira Ulqinaku, 35 000 lekë

    Nadire Meçorapaj, 35 000 lekë

    Shpenzimet për fjetje në hotel, muaj nëntor 2017

    Adelina Rista, 72 000 lekë

    Andrea Marto, 18 000 lekë

    Izmira Ulqinaku, 29 750 lekë

    Nadire Meçorapaj, 29 750 lekë

    Tatiana Nurçe, 72 000 lekë

    Eduard Shlasi, 15 00 lekë.

    Përfitimet e tjera të 140 deputetëve, muaj nëntor 2017

    Karburant, 4 464 848 lekë

    Telefon, 2 144 000 lekë

    Dieta, 5 831 586 lekë

    Për pjesëmarrjen në komisionet e përhershme parlamentare, 2 065 500 lekë

    Për pjesëmarrje në mbledhjet e Byrosë së Kuvendit, 16 500 lekë

    Për pjesëmarrje në mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore 31 000 lekë

    Deputetët dhe ish-deputetët të pajisur me vërtetim për të kaluar mjete pa doganë

    Viti 2016

    Gent Strazimiri

    Nard Ndoka

    Roland Keta

    Sadri Abazi

    Arben Çuko

    Florjon Mima

    Eduard Halimi

    Irma Kopliku

    Bedri Hoxha

    Ylli Shehu

    Vladimir Kosta

    Dashamir Kamberi

    Shkëlqim Troplini

    Viti 2015

    Vasilika Hysi

    Kozma Dushi

    Erjeta Alhysa

    Erjon Braçe

    Edlira Çekrezi

    Irma Kopliku

    Astrit Patozi

    Luçiano Boçi

    Anduel Xhindi

    Flamur Noka

    Liljana Elmazi Billa

    Mira Shehu

    Oerd Bylykbashi

    Edi Paloka

    Viti 2014

    Halim Kosova

    Taulant Balla

    Helidon Bushati

    Sherefedin Shehu

    Ermonela Felaj Valikaj

    Arben Ndoka

    Dashamir Peza

    Vangjel Tavo

    Mark Frroku

    Tom Doshi

    Bedri Mihaj

    Astrit Veliaj

    Ardian Turku

    Parid Cara

    Omer Mamo

    Armando Prenga

    Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/si-e-rrjepin-popullin-deputetet-shqiptare-me-vila-dhe-biznese-por-deklarohen-si-te-pastrehe-emrat-493113/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright