Skandal! Jo 1 apo 2 por 12 milje, Shqipëria ia fal detin Greqisë

510
0

Prej disa kohësh, ministri Bushati dhe Kotzias janë takuar vazhdimisht dhe rregullisht për të zgjidhur çështje në lidhje me marrëdhënien e mirë mes dy shtetëve.

Dhe si duket, ky dialog Shqipërisë i ka kushtuar jo pak por 12 milje detë.

Portali grek “Skai.gr”, shkruan se Kotzias ka arritur një marrëveshje nga Shqipëria për krijimin e një Zone të Pavarur Detare.

Në këtë kontekst, Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare në drejtim të Greqisë, maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një zhvillim i cili inicion dhe shpalljen e EEZ.

Por jo vetëm kaq, Kotzias i ka kërkuar Bushatit që nga viti tjetër të kontrollohen tekstet shkollore në lidhje me përmbajtjet ndaj shtetit fqinj, Greqia.