Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore në 15 Qendra, eshte rikthyer në administrimin e Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!
DPSHTRR ka infomuar qytetaret se me kalimin e shërbimit nga koncesionari në administrim shtetëror ka edhe risi lehtësuese për qytetarët, pa rritur tarifat!
– Autoveturat e motomjetet e reja (regjistrim për herë të parë/0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para! (çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë)
-Mjetet autovetura e motomjete me km, kolaudohen çdo 2 vjet!
-Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (autobus), mjete transporti speciale, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit!
-Afatet e reja do t’i njihen çdo mjeti me Certifikatë Kontrolli Teknik që ka datë skadence pas datës 23.12.2020!
(Mjetet e reja të regjistruara për herë të parë do të përfitojnë periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi)
Por DPSHTRR kujton që duhet të bëhet kujdes:
“Mos qarkulloni pa paguar taksat vjetore të mjetit dhe pa rinovuar TPL-në (siguracionin e detyrueshëm) në datat përkatëse çdo 1 vit!
– Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!
– Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit përpara çdo lëvizjeje në qarkullim, sipas Kodit Rrugor: Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4!” kujton DPSHTRR.