Metorologia e Meteoalb Lajda Porja tregon se temperaturat më larta pritet të jene në veri, në qytetet, Koplik, Shkodër dhe Lezhë.
Gjithashtu ajo thotë se Elbasani, Cerriku, Belshi, Gjirokastra, Ura Vajgurore dhe Berati janë qytetet, ku pritet të shënohen temperaturta deri 42°C.
“Vala e të nxehtit Afrikan prej ditësh ka përfshirë Mesdheun , konkretisht ditët e fundit ka përfshirë gadishullin ballkanik, me epiqendër Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Temperturat kanë pësuar rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit, duke bërë që vlerat minimale të jenë 29 gradë celcius, ndërkohë maksimlja 39 deri në 40°C.
Temperaturat më ekstreme pritet që të jenë në veri, Kopliku, Shkodra, Lezha, ku do tejkalohet vlera 40 gradë celcius. Elbasani, Cerriku, Belshi, Gjirokastra, Ura Vajgurore dhe Berati janë qytetet, ku pritet të shënohen temperaturta deri 42°C.
Masat ajrore kanë sjellë një re pluhuri, nga Saharaja. Nuk është pluhur që ndot ajrin, është pluhur i përkohshëm.
Sipas meteorologes, qershori mbyllet me temperatura të larta, me mot të qendrueshëm dhe se tre ditët më problematike të nxehtit, janë e mërkura, e enjtja dhe e premtja.
Pritet që moti të freskohet të dielën me ulje temperaturash deri në 4 gradë celcius.
Tre ditët më problematikë janë e mërkura, e enjtja dhe e premtja, pritet që moti t freskohet të dielën me ulje temperaturash deri në 4°C.”
Këshillohen që të evitohen daljet e panevojshme në fashën orare 10:00 deri 15:00 nga të moshuarit dhe fëmijët.