BE hoqi kufizimet për Shqipërinë, por ja cfare thote Ambasada italiane per udhetimet drejt Italise

1299
0

Bashkimi Evropian ka njoftuar diten e sotme se ka hequr kufizimet për Shqipërinë dhe 7 vende të tjera që kanë shifra të ulëta infektimi nga Covid-19. Ky vendim, gëzoi shume shqiptarë, por këtu ka një kleçkë. BE lë të hapur që secili shtet të veprojë në mënyrë individuale pavarësisht vendimi të përbashkët të 27 shteteve të Unionit.

Italia, rikujtoi pak ditë më parë se vazhdojnë kufijtë e mbyllur për udhëtime jothelbësore deri të paktën më 30 korrik 2021.

Nisur nga kjo, eshte kërkuar nga Ambasada e Republikës së Italisë një shpjegim se çfarë ka ndërmend të bëjë pala italiane.

Pyetjes se si do të veprojnë autoritetet italiane, nëse do ta zbatojnë apo jo vendimin e BE apo do të aplikojë praktika të tjera kufizimesh.

Ambasada e Italisë, në një përgjigje zyrtare thotë:

“Ju komunikojmë se vendimi i marrë ditën e sotme nga Bashkimi Evropian lidhur me heqjen e kufizimeve për Shqipërinë dhe një sërë shtetesh të tjera, duhet paraprakisht të përkthehet nga legjislacioni kombëtar i secilit prej shteteve anëtare dhe, deri në atë moment, do të vijojë të mbetet në fuqi ligji aktual”.

Ambasada nuk tha se sa kohë merr kjo procedurë, por zakonisht të tilla procedura marrin nga disa javë në disa muaj./noa/