“LAJMI QË PRISNIM”, cfare ka ndodhur sot, Rama jep lajmi e mire per shqiptaret: NUK NDALEMI MË ..

607
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Bashkimi Evropian vendosi heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët nga Shqipëria. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se ky është lajmi që prisnim.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një sfidë e kaluar tashmë dhe se Shqipëria, “nuk ndalet më në ngjitjen e saj drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”

BE heq kufizimet e udhëtimit, Rama: Ia dolëm, Shqipëria nuk ndalet më në ngjitjen drejt majës.

POSTIMI

“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë.”

Kujtojmë se 27 ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord sot që të hiqen kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kështu, vendi ynë futet në listën e vendeve të tretë të sigurta për kryerjen e udhëtimeve jo esenciale.