Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pak pas vendimit zyrtar nga Jemin Gjana, i cili shpalli fitues të zgjedhjeve brenda partisë, Lulzim Bashën.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Shehaj falenderon të gjithë që e votëbesuan si dhe ekipin që punoi me të në këto tre javë. Në fund paralajmëron një dalje publike në televizon.
Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.
Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00.