Itali/ Nga sot s’ka më orë policore për 40 milionë italianë, hapja e kufije dhe Green Pass Italia

383
0

Prej dites se sotme (14 qershor 2021), mbi 40 milionë italianë hyjnë në të ashtuquajturën zonë e bardhë, me masa lehtësuese anti-Covid të një rreziku infektimi të ulët.

Niveli i koefiçientit aktiv të përhapjes së virusit në nivel kombëtar është tregues se Italia ka situtaën më të mirë në nivel europian me mesatarisht 26 të infektuar në çdo 100 mijë banorë e me RT në kuotën e 0.68.

Ora policore nuk do të jetë më aktive në territoret e zonës së bardhë e banorët do të jenë të lirë të lëvizin nga nga një rajon në tjetrin.

Do të jenë të hapura dhe ambientet e mbylluar për bare, restorante, pube si dhe nuk do të ketë më limite të persoanve që do të ulen në të njëjtën tavolinë në ambientet e hapura.

Gjithashtu janë të lejuara dasmat e ceremonitë festive, do të hapen kinematë, teatrot, qëndrat sociale e kulturore, parqet argëtuese, por duke respektuar distancën ndërpersonale e mbajtjen e maskës.

Sa i takon hapjes së kufijve Italia nuk ka ndryshuar asgjë nga masat e mëparshme e është në përgatitje të hyrjes në zbatim të Green Pass-i kombëtar i cili do të paraprijë Green Pass-in europian që do të garantojë lëvizjen mes vendeve anëtare të BE.

Pra dhe për Shqipërinë, e cila nuk është vend anëtar i BE e as në zonën Schengen do të vazhdojnë të aplikohen masat e mëparshme të lëvizjes, duke lejuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë vetëm për motive punësimi, studimi, shëndetësor, bashkimi me partnerin apo rikthim në banesë.

Mund të marrin Green Pass të gjithë ata shtetas banues në Itali që kanë të paktën 15 ditë që kanë kryer dozën e parë të vaksinës e do të ketë një afat 9 mujor pas dozës së dytë të kryer me një vaksinë anti-Covid të njohur nga Agjensia Europiane e barnave.

Por mund të pajisen me Green Pass dhe ata qytetarë që kanë kryer pak orë para udhëtimin tamponin anti-Covid me rezultatin negativ.

Gjithashtu dhe të gjithë ata që janë të pajisur me një certifikatë mjekësorë që vërteton se kanë kaluar Covid 19 në 180 ditët e fundit.

Për marrjen e Green Pass procedura do të kryhet online ku çdo kush do të ketë numrin e tij identifikues, një barkod si dhe me dokumentet e kërkuara të dixhitalizuara.

Nëse gjatë pajisjes me Green Pass do të ketë persona që infektohen nga Covid, ky leje kalim do të tërhiqen menjëherë e nuk do të jetë i vlefshëm.

Green Pass-i italian do të hyj në funksionim në Itali më 15 qershor, ndërsa ai europian do të ketë nisje më datë 1 korrik 2021.

Green Pass-i europian nuk është një dokument udhëtimi e nuk është se lejon lëvizjen e lirë në të gjitha 27 vendet anëtare.

Çdo vend në bazë të situatës pandemike në periudha të caktuara mund të aktivizojë një mekanizëm blloku e që mund të lejojë hyrjen vetëm të personave që kryejnë tamponin me rezultat negativ.