Nga nesër 2 kartmonedhat e reja, ja si duken

963
0

Banka Shqipërisë ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se te marten, datë 15 qershor 2021, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 lekë dhe 10000 lekë.

Për herë të parë do të kemi kartëmonedhën 10000 lekë e cila nuk është përdorur më parë në vendin tonë.

Nga 30 shtatori i vitit 2019 në vend u hodh në treg kartëmonedha me vlerë 200 dhe 5000 lekë ndërsa kartëmonedha me vlerë 2000 lekë pritet të hidhet në qarkullim gjithashtu përgjatë vitit 2021. Kartëmonedha 500 lekë pritet të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.