Tenton të kalojë kufirin me 45 mijë euro në çantë, ja cfare i ndodh te riut

702
0

Policia ka sekuestruar ditën e sotme 41.045 euro të padeklaruara, në Kakavijë

Policia bën me dije se është proceduar penalisht poseduesi i parave. të cilat iu gjetën në kamion.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë.”- njofton policia e shtetit.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat 30-vjeçari nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.- bën me dije policia.