E quajti kineze, ambasadorja Kim i shkruan komentuesit: Eja në Ambasadën Amerikane dhe…

818
0

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Pogradecit, ku dhe ka ndarë foto me mikëshen e saj, këngëtaren Ermira Babaliu.

Dhe nuk kishte sesi në një foto të tillë të mungonin komentet e shumata. Por ajo që ka rënë në “syrin” e medias, por edhe të ambasadores është komenti i një qytetari që e quan Kim, kineze.

“Miqësia shqiptaro-kineze është një histori e dashur dhe e vjetër. Ju uroj një ditë të mbarë në Pograec” shkruan një ndjekës në faqen e ambasadores.

E nuk kishte si të mungonte përgjigja e Kim, pasi qytetari i ka ngatërruar vendlindjen. Kim e ka ftuar në zyrën e saj, në Ambasadën Amerikane për të diskutuar mbi shtetësinë e saj, që në fakt është koreano jugore.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Do ju mirëprisja në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, Unë mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim.

Pas këtij komenti ndjekësi i ambasadores shprehet i privilegjuar për këtë ftesë.

Kujtojmë që Kim është me origjinë nga Koreja e Jugut, por që me familjen ka emigruar në SHBA.