Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, mbrëmjen e sotme foli për lehtësimin e masave anti-COVID në vendin tonë.
Ajo tha se personalisht do të sugjeronte që maskat të mos mbahen në ambiente të hapura, por të jenë të detyruara në ambientet e mbyllura.
Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura… duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur. Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh… Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave”, tha Bino nw “Log”.
Përsa i përket dasmave, Bino u shpreh se do të lejohen të zhvillohen, por jo me grumbullime të mëdha. Sipas saj, dasmat duhet të bëhen me më pak se 100 persona.