Zyrtari grek kerkon hapjen e kufirit me Shqipërinë: Ndalimi i punëtorëve sezonalë shkakton dëm ekonomik

894
0

Nderkohe që Greqia pritet të vendosë për lejimin e kalimit të shqiptarëve drejt vendit të tyre, nënprefekti i Thesprotisë, Thomas Pitulis ka bërë thirrje për hapjen e pikave kufitare të Qafë-Botës dhe Merxhanit.

Pitulis i ka dërguar një letër të hapur ministrit të Çështjeve Sociale dhe Trajtimit të Krizave, Nikos Chardalias, duke i kërkuar që të hapen kufijtë, ndërsa thekson dëmin e madh ekonomik të zonës, shkaktuar nga mbyllja mbi një vit dhe ndalimi i punëtorëve sezonalë.

Në letrën e tij nënprefekti Pitulis ka trajtuar edhe çështjen e padrejtësive për minoritarët, veçanërisht për punëtorët sezonalë të cilët ndihmojnë ekonominë e vendit.