“Ky është shteti që na la rrugëve”, radhë të gjata në Kapshticë të punëtorëve sezonalë

1007
0

Në pikën kufitarë të Kapshticës  punonjësit sezonalë kërkojnë të kalojnë drejt Kapshticës.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata që prej orës 03:00 të mëngjesit.

Deri tani (ora 10:30) kanë kaluar 4 autobusë, rreth 160 punonjës sezonalë.

“Në rradhë kemi 4 orë dhe kemi lënë  1 milion lekë me tampone , me rrugë. Ky është shteti i Edi Ramës, kemi 3 vjet që i jampim votën dhe e la rininë rrugëve. S’kemi bukë të hamë,  Kapshticën e hapi greku, kush e hapi e hapën këta që kemi 10 ditë që presim këtu. Bravo i qoftë, s’kemi asnjë të ardhur,” thotë një qytetar që pret në radhë.

Në pritje janë dhe 3 autobusë. Punëtorët sezonalë  kanë rezultatet e tamponit me vete dhe garancinë e punëdhënsiët dhe janë në radhë  prej 4 ose më shumë orësh.

“Shumë rëndë, jam veti i 4 në shtëpi. Na ka bërë greku një garanci që mos shkojmë në vend tjetër,” thotë një tjetër.

Dogana shqiptare kërkon një tampon të  kryer jo më shumë se 3 ditë para, ndërsa pala greke kryen një rapid test për të treguar vërtetësinë e tamponit shqiptar, pasi ka ndodhur shumë herë që ky tampon është falsifikuar.

“Jam nisur që në orën 3:30 nga Elbasani dhe po presim orarin që është miratuar,” thotë qytetari.

Ditën e djeshme, në datën 24 maj në Kapshticë kanë hyrë 222 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 182.

Në Qafë-Thanë, kanë hyrë gjithsej 2086 shtetas të huaj dhe shqiptarë dhe kanë dalë 3733.