Dhuratë e pazakontë, protestuesit e kurorëzojnë Ramën “mbret”

876
0

Pasi Policia Bashkiake u ka hequr simbolin e parë të protestës, Ardit Gjoklajn, të rinjtë e PD-së kanë zbuluar simbolin e dytë.

Dhe për çudinë e të gjithë, ajo është një kurorë mbretërore për kryeministrin Edi Rama.

Por jo një kurorë e zakonshme, një kurorë me gjethe kanabisi duke e simbolizuar si “mbretin e kanabisit”.

Kurora është me diameter 2 metra dhe në krye të gurëve të çmuar të krimit është portreti i Edi Ramës.

“Bashkepunetoret e Rames per te blere pushtetin dhe per ta mbajtur ate jane vendosur ne kurore me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, Emiljano Shullazit, Lul Berishes, Kelment Balilit”- thekson PD