Shenjat e koonavirusit tek thonjtë, çfarë raportojnë të infektuarit dhe mjekët

217
0

Rreth 1 viti pandemi, koronavirusi arriti të prekë dhe të shfaqet në trupin e njerëzve në shumë forma e mënyra.

Të infektuarit dhe ekspertët e kujdesit shëndetësor raportuan simptoma e pasoja nga më të ndryshmet.

Megjithëse simptomat kryesore të këtij virusi janë kolla, temperatura, vështirësitë në frymëmarrje dhe humbje e nuhajtes e shijes, shumë pacientë kanë raportuar edhe të tjera të ndryshme.

Një problem me thonjtë është hasur nga shumë persona të infektuar me covid ose të sapo shëruar.

Sipas ekspertëve Covid-19 mund të lërë shenja tek thonjtë tuaj, ndaj nëse po përjetoni shqetësime në to mund të jetë një pasojë e lënë nga virusi.

Pas rasteve me Covid-19 shumë persona kanë raportuar ndryshime në strukturën e tyre të thonjve.

Si përshembull krijimi i gungave në mes të thoit apo krijimi i vizave vertikale në to.

Pra një ndryshim në formën dhe strukturën e tyre të zakonshme dhe në mënyrën se si rriten.

Në fakt këto probleme mund të shfaqen edhe si pasojë e dëmtimeve dhe sëmundjeve të tjera. Por nëse nuk i keni përjetuar të parat dhe pas virusit po ndjeni shqetësime të tilla me gjasë kjo është një pasojë.

Jo gjithnjë Covid-19 e shkakton këtë simptomë dhe mjekët e lidhin me kalimin e temperaturave të larta.

Këto viza dhe imperfeksione mund të shfaqen edhe pasi e keni kaluar virusin dhe nuk janë të ndryshme nga pasojat që mund të lënë tek thonjtë edhe sëmundje si diabeti apo pneumonia.