QEveria italiane po harton masat e reja të pandemisë, që do të çojë vendin drejt hapjes. Ora policore do të zhvendoset së shpejti në 23:00 dhe nga 7 qershori në 00:00.
Ndërkohë, kufizimi i lëvizjes gjatë natës për qytetarët italiane do të hiqet totalisht duke filluar nga 21 qershori.
Nga burime qeveritare bëhet me dije se ky është propozimi që Mario Draghi do të vendoste në tryezë në dhomën e kontrollit .
Nga 1 qershori Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Sardenja do të hyjnë në zonën e bardhë dhe, nëse tendenca e infektimit nuk ndryshon, Abruzzo, Veneto dhe Liguria gjithashtu do t’i ndjekin ato nga 7 qershori.
Nga 1 qershori , restorantet dhe baret do të jenë të hapur për drekë dhe darkë edhe brenda.
Qendrat tregtare, galeritë dhe parqet gjatë pushimeve dhe para-festave do të rihapen nga 22 maj.
Nga 15 qershori do të rifillojnë dasmat, ku të ftuarit duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit brenda 48 orëve.
Përsa i përket klubeve të natës dhe diskove nuk ka ende data të hapjes, të cilat përkohësisht do qëndrojnë të mbyllura, raporton TgCom.