Nëper rrjete sociale po qarkullon një video ku shihen disa persona duke kërcyer në një lokal teksa hedhin lekë sikur të jenë në dasëm.
Personat që e kanë shpërndarë videon pretendojnë se Partisë Socialiste Manëz kanë festuar fitoren e 25 prillit duke kërcyer dhe duke hedhur para.
Një denoncim ka mbërritur në ‘Fax News’, që pretendon se zyrtarët e Partisë Socialiste Manëz kanë festuar fitoren e 25 prillit duke kërcyer dhe duke hedhur paratë e tërmetit.
Sipas denoncuesit në fjalë, bëhet fjalë për Aris Gjergji, punonjës i postës Shqiptare Manez, i cili po i hedh leket krytarit të njesise adminstradive Manez, Muharrem Sula. Kjo festë e PS është bërë me datë 11 maj, ka nisur në darkë dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Qytetari bën të ditur se të pranishëm kanë qënë dy këngëtarë, Moli dhe Shaban Cela.
MESAZHI:
Pershendetje !! Dua te ju tregoj qe me rastin e fitores PS Manez ka organizuar nje darke te madhe duke hedhur leket e termetit ky qe po ju tregoj qe po hedh leket Shtepiave Termetit leku lum quhet Aris Gjergji Punojes i postes Shqiptare Manez po Hedh Leket krytarit Njesise Adminstradive Manez Quhet Muharrem Sula !!
Une kam 2 vjet qe qendroj ne cader keto hedhin lek neper festa duke blejt vota
Nuk kam cfare te bej kam femijet rrugve ne cader !
Eshte bere me date 11.05.2021
Ne darket deri ne oraret e para mengjesit
Eshte katastrofe ka vjedh leket termetit katastrofe !!
Edhe ndihmat bonuese !!
Kane qene mbreme Kengetarit Moli edhe Shaban Cela
Eshte nje orkester shume e shtrenjte