Pas Kinës Italia ishte vendi i parë në Evropë e në botë, që u prek fort nga pandemia globale Covid-19.
Deri më sot, në këtë vend, janë regjistruar mbi 122 mijë jete te humbura e mbi 4 milionë të infektuar nga virusi.
15 muaj nga kjo tragjedi njerëzore, Italia po përballet me një tjetër realitet .
Gjithnjë e në rritje është numri i të sëmurëve, i të infektuarve, familjeve e të afërmve të peronave qe humben jeten nga Covid, që pretendojnë të gjejnë në rrugë ligjore, drejtësi mbi shkaqet e pasojat e infektimit dhe të humbjes se jetes nga virusi.
Në numër të konsiderueshëm janë dhe denoncimet e kryera nga emigrantë shqiptarë.
Instituti Kombëtar Italian i Sigurimeve, ndaj aksidenteve në punë, ka prezantuar raportin e përditësuar me të dhënat statistikore, që nga nisja e pandemisë e deri më 31 mars 2021.
Në këtë Institut janë prezantuar zyrtarisht 551 denoncime aksidentesh në punë për shkak të Covid e me pasojë vdekjeprurëse.
34.7% e viktimave janë regjistruar gjatë muajit prill 2020.
9.7% e numrit të përgjithshëm të viktimave të denoncuara, janë emigrantë, e shqiptarët renditen ndër më të shumtit në numër, pas atyre me kombësi peruviane.
E 11.3% e viktimave Covid të komuniteteve të huaja në Itali, janë shqiptarë.
Mosha mesatare e viktimave është 59 vjeç e 82.8 % e tyre janë meshkuj.
Sa i takon analizës territoriale, përqindja më e lartë e viktimave Covid të denoncuar në Autoritetin Italian si aksidente në punë, rreth 31.8%, jetonin në rajonin e Lombardisë e rreth 44.5% në pjesën Veri-Perëndimore të Italisë.
Shumë më i lartë është numri i denoncimeve të punonjësve të infektuar nga Covid, gjatë procesit të punës.
Nga nisja e pandemisë e deri më 31 mars 2021 në INAIL, (Instituti Kombëtar Italian i Sigurimeve ndaj aksidenteve në punë) janë prezantuar 165.528 denoncime të infektimit nga Covid për shkak të punës.
69,3% prej tyre janë gra e 30,7% meshkuj.
13,9% e rasteve të denoncuara janë kryer nga emigrantë ku 8.1% janë shqiptarë.
Në çdo 10 denoncime, 8 janë femra.
Shumica e tyre i përket sistemit të sigurimit të Industrisë së shërbimeve ku 67.5% janë punonjës në sektorin shëndetësor e të asistencës sociale.
Numri më i lartë i denoncimeve, rreth 70 mijë i përket grupmoshës nga 50 në 64 vjeç, e më i ulëti në grupmoshën mbi 64 vjeç.
Po ashtu dhe numri më i lartë i viktimave Covid të denoncuar nga familja i përket grupmoshës 50-64 vjeç.