S’e donte më, amerikani paguan mafian shqiptare për t’i vrarë gruan (FOTO)

680
0

Policia amerikane ka vënë në pranga një predikues në Minesota. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Mediat lokale shkruajnë se Stephen Allëine, 44 vjeç, nga Cottage Grove, Minn, po gjykohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Amy Allëine, 43 vjeç.

E gjitha ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak se predikuesi kishte 3 lidhje jashtëmartesore dhe se nuk e ndiente më veten të dashuruar me 43-vjeçaren.

Por duke qënë se kisha nuk e pranon divorcin, ai vendosi t’a vrasë si të vetmen mënyrë për t’a hequr qafe.

Gjatë seancave gjyqësore, predikuesi ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë nga një grup mafion “Besa Mafia” për t’a kryer vrasjen, por ato nuk vepruan kurrë.
“Besa Mafia” thuhet se drejtohet nga një grup shqiptar i krimit të organizuar. Predikuesi dyshohet se i pagoi ata me 6,000 dollarë për vrasjen, por porosia e tij nuk u krye kurrë. Në këto kushte ai e kreu vetë vrasjen dhe u mundua ta bënte të dukej si një vetëvrasje. Amy Allwine u gjet e vdekur më 13 Nëntor 2016.

Kështu, 44-vjeçari vendosi të vrasë vete gruan e tij e më pas të deklarojë se ajo ka kryer vetëvrasje.