Kandidatja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, gjate ditës së sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj.
Shehaj në bashkëbisedim me qytetarët në Instagram ka pranuar dhe disa nga gabimet që kanë bërë në opozitë, dhe që sipas saj kanë ndikuar edhe në humbjen në 25 prill.
Ajo u shpreh se djegia e mandateve ishte një gabim, teksa shkruan se Lulzim Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës.
“Gabimi më i madh ikja nga pralamenti, shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithcka,” shkruan një ndjekës.
“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi, por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”, shkruan ajo në rrjetet sociale.