Koronavirusi në Shqipëri, cfare ndodhi ne 24 oret e fundit, njoftimi i i ministrise

463
0

Kurba e koronavirusit në vend mbetet e qëndrueshme pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 118 raste të reja.

Ndërkohë, 3 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 719 pacientë, teksa raste aktive mbeten 20.586.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe ato rajonale, po trajtohen 129 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.