Emrat e 140 deputetëve fitues te deritanishëm në listat e sigurta, dhe kush do të arrijë të thyejë herësin

539
0

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Por ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të kryera në kuadër të reformës zgjedhore, u japin shanse për të fituar mandatin e deputetit edhe atyre që janë vendosur në pjesën “e pasigurtë” të listave.

Edhe pse duhet pranuar se mundesia per te fituar mandatin e deputetit, duke spostuar nje koleg te se njejtes parti jane te vogla.

Këta kandidatë mund t’ia dalin mbanë të marrin mandatin e deputetit si individë nëse do arrijna të marrin vota të mjaftueshme të cilat do të thyejnë të ashtuquajtir “herës”. Por çfarë është herësi. Herësi është pragu që kandidatët që nuk përfshihen tel zona e sigurte listës së kandidatëve për depytetë. Herësi formohet duke pjestuar nga numri total i votave të firuara nga partia politike me numrin e mandateve që kjo parti ka fituar pas numërimit të votave për to.

Tri figura kryesore të Partisë Socialiste, anëtarë kryesie dhe ish-ministra, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj, të cilët ndodhen poshtë listës fituese, në vendet 19, 21 dhe 23 janë me sy e veshë nga vota preferenciale.

Hërësi në parim dallon/ndryshon nga qarku në qark.

Herësi më i lartë është ai i PS në Dibër, ku një kandidati i duhet 14 mijë e 371 vota për të thyer herësin dhe për të përmbysur listën.

Po ashtu herësi i lartë është edhe në Kukës, ku për PS është 13 mijë e 865 vota dhe PD me 13 mijë e 35 vota.  Në Tiranë herësin e lartë e ka PS me 12 mijë e 602 vota, kurse PD me 12 mijë e 155 vota.

Sipas kodit zgjedhor, nëse herësi shkon mbi 10000 vota, atëherë ai llogaritet me 10000+1 për kandidatin që kërkon të thyejë herësin. Me poshte keni dhe heresin per cdo qark.

Keto jane emrat e kandidatëve fitues në listat e partive politike, bazuar në ndarjen e deritanishme të mandateve, të konsideruar brenda vijës së kuqe, apo në lista të sigurta, të cilat mund të ndryshojnë më tej, me numërimin e votave të  kandidatëve.

SHKODËR

PD: Helidon Bushati, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Zef Hila
PS:
Edona Bilal, Paulin Sterkaj, Benet Beci
LSI:
Agron Çela
PSD:
Gledis Celiku, Meri Markici (pas dorëheqjes së Tom Doshit)

KUKËS

PD: Flamur Hoxha, Isuf Çelaj
PS: Gerta Duraku

LEZHË

PD: Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli
PS: Lindita Nikolla

DIBËR

PD: Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Dhurata Tyli
PS: Lavdrim Krrashi, Aurora Mara

DURRËS

PS: Milva Ekonomi, Alban Xhelili, Jurgis Çyrbja, Klodiana Spahiu, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja, Lefter Koka, Edi Rama
PD: Edi Paloka, Agron Duka, Merita Bakiu, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferaj, Andia Ulliri

TIRANË

PS: Luljeta Bozo, Najada Çomo, Ervin Bushati, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ermonela Valikaj, Xhemal Qefalia, Fidel Ylli, Klotilda Bushka, Alqi Bllako, Eduard Shalsi

PD: Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi, Sali Berisha, Agron Shehaj, Fatmir Mediu, Grida Duma, Shpëtim Idrizi, Shpëtim Idrizi, Belind Këlliçi, Vangjel Dule, Mesila Doda, Dashamir Shehi, Flamur Noka, Orjola Pampuri

LSI: Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho
PSD:
Gertjan Deda (pas dorëheqjes së Tom Doshit)

ELBASAN

PS: Evis Kushi, Klevis Xhoxhi, Besian Ajazi, Dasantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha, Taulant Balla

PD: Gazment Bardhi, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Eugen Isaj, Zheni Hava

KORÇË

PS: Enslemvera Zake, Blerina Gjylameti, Ilirjan Pendavinji, Ilir Topi, Olta Xhaçka, Niko Peleshi
PD: Edmond Spaho, Sorina Koti, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari

BERAT

PS: Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço, Blendi Klosi
PD: Tomor Alizoti, Kasëm Mahmutaj,

FIER

PS: Erion Braçe, Petro Koçi, Lindita Buxheli, Baftjar Zeqaj, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Ismet Beqiraj, Tatiana Piro, Gramoz Ruçi
PD: Enkeled Alibeaj, Eralda Bano (Tase), Saimir Korreshi, Luan Baçi, Nusret Abdulla, Ilda Dhori
LSI: Monika Kryemadhi

GJIROKASTËR

PS: Mirela Kumbaro, Laert Duraj, Bledi Çuçi
PD: Tritan Shehu

VLORË

PS: Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri, Edi Rama
PD: Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu

HERËSI PËR ÇDO QARK

1.Tiranë

PS 12.602 vota

PD 12.155 vota

2.Durrës

PS 9.615 vota

PD 10.576 vota

3.Elbasan

PS 10.778 vota

PD 9.646  vota

4.Fier

PS 10.174 vota

PD 10.780 vota

5.Shkodër

PS  10 098

PD  9 441 vota

6.Vlorë

PS  7 377 vota

PD  8 032 vota

7.Berat

PS    8.471 vota

PD  11.519 vota

8.Dibër

PS   14.371 vota

PD   9.673 vota

9.Gjirokastër

PS   8.177 vota

PD   13.971 vota

10.Korçë

PS   10 090vota

PD  10 095 vota

11.Lezhë

PS   9 089 vota

PD   8 499 vota

12.Kukësi

PS   13.865 vota

PD  13.035 vota