Numërimi i votave për kandidatët në të gjithë vendin, ja 10 më të votuarit

396
0

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për partitë politike, tashmë në të gjithë vendin ka nisur numërimi për kandidatët.

Në qarqe të caktuara, numërimi është duke ecur me ritme më të shpejta dhe deri më tani kandidati më i votuar është kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë, aktualisht ka siguruar 11,023 vota në qarkun e Korçës, teksa pas tij renditen Niko Peleshi me 10.718 vota në qarkun e Korçës, dhe i treti Taulant Balla me 10.423 vota në qarkun e Elbasanit.

I pesti në renditje vjen nga radhët e Partisë Demokratike dhe është kandidati për Qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha. Ky i fundit ka grumbulluar në total 9.159 vota.

Lista e plotë:

1. EDI RAMA PS 11,023

2. NIKO PELESHI PS 10,718

3. TAULANT BALLA PS 10,423

4. SAIMIR HASALLA PS 9,334

5. FLAMUR HOXHA PD-AN 9,159

6. AURORA MARA PS 9,063

7. BLENDI KLOSI PS 7,411

8. BLEDAR ÇUÇI PS 6,913

9. DASHNOR SULA PD-AN 6,852

10. DAMIAN GJIKNURI PS 5,805