Kalimtarët hapin kutinë e rënë nga kamioni, shtangen kur gjejnë një këmbë njeriu

391
0

Disa qytetarë të Janinës janë shtangur kur kanë hapur një kuti që e kanë gjetur në rrugë.

Mediet greke shkruajnë se kalimtarët e rastit pas hapjes së kutisë kanë parë një gjymtyrë njerëzore dhe konkretisht një këmbë të prerë.

Pas tronditjes që pësuan, ata njoftuan Policinë, e cila më të mbërritur në vendngjarje mblodhi kutinë në mënyrë që ta shqyrtonin dhe të zbulonin se nga vinte.

Paketimi i veçantë dhe shumë i kujdesshëm i kutisë, bëri që oficerët e policisë me përvojë të Sigurimit të Janinës, të cilët kanë ndërmarrë hetimin e rastit dolën në përfundimin se ato ishin mbeturina të një spitali.

Ndërkohë hetimi është duke vazhduar derisa të konfirmohet se kemi të bëjmë vërtetë me mbeturina të një spitali edhe për të gjetur kamionin nga i cili ra kutia, e nga cili spital e ka marrë.