Ndërkohë që duhen edhe 5 ditë nga data e zgjedhjeve, kanë nisur që të shënohen incidentet e para lidhur me tentativën e shit-blerjes së votës.
Disa persona në Shkodër, kanë ndaluar një makinë ku 2 personave brenda saj i është gjendur një listë me emra dhe një fletë votimi e shënuar me x për PSD-në ne numrin 4.
Në fletë janë shënuar disa emra dhe me numra nga pas, ndërsa letra mban sipër datën 14 prill 2021.
Sipas tyre këta qytetarë ishin duke blerë vota dhe duke u treguar se si të votonin kandidatin e PSD-së në Shkodër.
Njëri nga të pranishmit e pyet të riun në makinë pse ka qenë te shtëpia e tezes së tij dhe shprehen se do t’i çojnë në komisariat.