Publikohet përgjimi/Lame i jep ‘direktiva’ vartesve te tij për legalizimet: T’i mbajmë varur deri sa..

373
0

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme në llogarinë e tij në “Facebook”, një audiopërgjim të kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Në këtë audiopërgjim është Lame duke folur, teksa ndër të tjera shprehet se rezultojën 100 mijë ndërtime te cilat kanë aplikuar për legalizim, por s’mund ta marrin të drejtën dhe janë të paligjshme.

Përpos kësaj Lame i udhëzon punonjësit të mos reagojnë dhe të mos u thonë të vërtetën pronarëve të objekteve deri në momentin që të kalojnë zgjedhjet, në të kundërt “i kemi hedhur direkt mish për top per kundërshtarin” shprehet ai.

Postim i plotë:

Sa më shumë afrohet 25 prilli, aq më e egër dhe e paskrupullt bëhet fushata zgjedhore…

Me një fjalë, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndërsa humbim kohë me “patronazhistet” e partisë, “patronazhistet” e vertete të qeverisë, po bëjnë kërdinë…

Më poshtë keni një rregjistrim audio, sesi një nga agjensitë më të rëndësishme qeveritare, Agjensia Shtetërore e Kadastres, instruktohet qartësisht sesi duhet t’i manipulojë, mashtrojë, apo mbajë me shpresë të kotë, pronaret e afro 100 mije ndërtimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nëse u themi që nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundërshtarin”…

Prandaj duhet t’i mbajmë varur…

Me një llogari të thjeshtë, 100 mijë ndërtime pa leje, janë minimalisht dy vota për shtëpi, ose 200 mijë vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull, qëndroni vigjilent deri të dielen…