Bashkia blen shtëpinë e vjetër, por aty gjen kavanozë të mbushur me shufta ari dhe monedha

1954
0

3 kavanozë plot me shufra ari dhe monedha janë gjetur në një shtëpi të vjetër të blerë nga bashkia në Morez, një qytet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës.

E gjithë vlera e pasurisë shkon në 600 mijë euro, shkruan The Guardian.

Ishte stafi i bashkisë që gjeti në pjesën e pasme të një rafti me pluhur shufrat e arit, ndërsa një kasafortë e fshehur prapa kutive në një gardërobë ruante edhe 150,000 € monedha ari.

Kryetari i bashkisë, Laurent Petit, tha se ndërtesa tre katëshe në qendër të qytetit ishte banuar nga katër vëllezër dhe motra pa fëmijë. Kur i fundit humbi jeten në 90-tat vitin e kaluar, një i afërm ofroi që t’ia shiste ndërtesën bashkisë për 130 000 €. Morez, si shumë qytete të tjera në Francë, po kërkonte të blinte dhe të rinovonte ndërtesat e vjetra për të tërhequr familje që do të rigjallëronin sërish qytetin.

“Shtëpia ishte e mbushur me sende dhe orendi”, tha Petit. “Kishte pasur disa breza që nuk hodhën asgjë, mbajtën gjithçka dhe jetuan duke kursyer”.

Kur nisi pandemia vitin e kaluar dhe Franca u mbyll, në lindje të vendit planet për rregullimin e ndërtesave u pezulluan. Por Morez, afër kufirit me Zvicrën, kishte një të kaluar të lavdishme si qendër historike e prodhimit të orëve. Stafi i bashkisë ndoqi rregullat e distancimit shoqëror dhe mori përsipër zbrazjen e shtëpisë nga vjetërsirat, mes të cilave gjetën edhe sasinë e arit.