Greqia heq karantinën dhe hap kufijtë për turistët, ja rregullat e reja duke filluar nga kjo date

975
0

Duke filluar nga data 19 prill Greqia do të hapë kufirin për turistët e huaj në vend. Siç raportojnë mediat greke do të hiqet karantina dhe turistët duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ të Covid për të hyrë në tokën helene.

Vendimi i qeverisë greke përfshin vendet e BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, për e cila është tashmë në fuqi me marrëveshje dypalëshe.

Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet të premten për të miratuar këtë vendim, raporton Kathimerini.

Kështu, nga e hëna udhëtarët nga BE plus këto pesë vendet e tjera do të jenë në gjendje të vijnë në Greqi përmes nëntë aeroporteve dhe menjëherë të bëjnë pushimet e tyre pa karantinë, gjithmonë me kusht që të kenë një certifikatë nga autoriteti kompetent i vendit të tyre për vaksinim ose test molekular negativ të 72 orëve të fundit.

Nëntë aeroportet në të cilat do të zbatohet kjo marrëveshje janë ato në Athinë , Selanik, Heraklion, Chania, Rodos, Kos, Mykonos, Santorini dy pikave kryesore kufitare.