Rama tregon arsyen pse nuk pranon të bëjë debat publik me Bashën

387
0

Kreu i qeverise Edi Rama mbrëmjen e sotme tregoi arsyen se përse nuk pranon të bëjë debat publik me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se për të bërë debat, do duhej që përballë të kishte një lider që mban përgjegjësi për atë që thotë dhe për atë që bën, dhe jo një lider që i fsheh ata që mund ta fshijnë nga ekrani për 30 sekonda.

“Nuk di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat mes kryeministrit dhe rivalëve. Nëse është traditë dhe unë e kam thyer… Do të duhej të ishte vërtetë përballë një lider që do të ishte tërësisht përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën, jo një lider që i ka fshehur nga ekranet ata që e imponojnë dhe që mund ta fshijnë nga ekrani për 30 sekonda”, tha Rama.