Sa lekë mori per spotin e PS? Rrëfehet Pipero: Ja pse u shfaqa.. Historikisht kam qenë me…

411
0

Mjeki Pëllumb Pipero, ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së tij në spotin elektoral të Partisë Socialiste.

Pipero tha në “Të Paekspozuarit” se spotin e ka bërë pa lekë dhe se ka qenë vetëm në funksion të popullit.

“Besoj që këtë pyetje duhet t’ua bëni mediave, që Pëllumbin nga një mjek e kanë kthyer në imazh. Ju thatë që në pjesën e parë kam qenë shumë i dashur, në pjesën e dytë ndoshta jo edhe aq. Ky imazh nëse i shërben sensibilizimit të popullatës, pavarësisht ndëryejes së politikës, unë atëherë kam votuar për vaksinimin.

Ndërkohë, nuk kam deklaruar votën edhe pse jam historikisht i majtë.Unë besoj që imazhi, që më keni krijuar ju, për të dhënë këtë mesazh sensibilizues që qytetarët të vaksinohen, kushdo të ma propozonte, do ta pranoja”, tha Pipero.

Unë gjithmonë do të them, vaksinohuni’, thotë Pipero, ndërsa sipas tij, spoti nuk ka lidhje me Ramën

“Për mua rëndësi ka të vaksinohen qytetarët. Pëllumbi ka një personalitet. Vota është e fshehtë. Nëse imazhi im ka shërbyer për t’i dhënë qytetarëve një mesazh sensibilizues të vaksinohen, unë e kam realizuar. Nuk e lidh vaksinimin me votimin, fitoi njëra palë apo tjetra. Spoti nuk ka lidhje me Ramën.”, ka deklaruar Pipero.