Qeveria irlandese ka vendosur të heqë nga lista e karantinës disa shtete europiane, si Belgjika, Franca, Italia, pasi sipas tyre nuk paraqesin një rrezik real për përhapjen e Covid-19.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Stephen Donnelly.
Ndërsa ditën e djeshme, Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se Izraeli, Shqipëria dhe ishulli i vogël i Karaibeve, Shën Lucia ishin hequr nga lista e vendeve të mbuluara nga karantina e detyrueshme.
Qeveria në Irlandë po pret një vendim nga Komiteti Këshillues Kombëtar i Imunizimit për kufizimet e mundshme, rreth atyre që duhet të marrin vaksinën AstraZeneca.
Irlanda nuk dëshiron që të krijohet një situatë e rënduar për turistët që nuk kanë bërë më parë rezervimin e detyrueshëm në hotel.
Menjëherë pas heqjes së kufizimit të fluturimeve për dhjetra shtete, autoritetet kanë raportuar për një fluks të madh në aeroportet e Irlandës.