Sali Berisha habit me deklaraten: Në 25 prill shumica e shqiptarëve do votojnë Partinë Socialiste!

982
0

Ish-kryeministri Sali Berisha tani që na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndanë takimet që bëjnë kandidatët për deputetë të PD me qytetarët.

Së fundmi ai ka shpërndarë takimin e Tritan Shehut me banorët në fshatrat e Përmetit.

Berisha në çdo postim të bërë fton qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike, ndërsa këtë herë shkruan se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin” shkruan Berisha në postimin e tij.

Duket se ky është një lapsus i Berishës, por që nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit e tij.