Merrnin tendera duke dhene dhurata dhe shfrytëzonin punonjësit, shqiptarët në Itali e pesojne keq

1282
0

Katër sipërmarrës shqiptarë u arrestuan nga autoritetet italiane me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave italiane, 4 shqiptarë jane arrestuar, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia. Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës.

Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, duke u limituar në një pagë minimale të vendosur nga sipërmarrësit shqiptarë.

Hetimet kanë treguar se sipërmarrësit shqiptarë iu jepnin dhurata drejtuesve të kantierit detar për të marrë sa më shumë tendera prej tyre. Paratë që merreshin nga tenderat kurseheshin duke paguar mjaft keq punëtorët e tyre e duke përdorur fatura false.

Gjatë hetimeve atyre u janë sekuestruar 1.3 milionë euro vlera materiale, 8 banesa, automjete dhe kuota në llogari të ndryshme bankare