Hapet një pus uji me emrin e Arjan Salës në Indonezi, vëllai i tij nxjerr pamjet (Video)

1364
0

Disa vullnetarë shqiptarë kanë hapur një pus uji në Indonezi, i cili mban emrin e Arjan Salës. Kjo është bërë e ditur nga vëllai i tij, Edmond Sala nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sapo u hap një pus uji ne Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti vëllait, emri vëllait, Heroi vëllait HERO.

HERO, vjen darka ti më mungon shumë shuuumë do më mungosh shumë”, shkruan vëllai i tij.  

Hapja e pusit ka kuptimin e nje vepre bamiresie qe behet ne ato vende ku ka nevoje, pasi me te do te furnizohen tashme me uje familjet ne nevoje.

Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, 32-vjeçari është bllokuar në katin -1.