Amerika “hap thesin”, gati paketa 3 trilion dollarëshe, ja kush perfiton

1030
0

Administrata e SHBA-ve po pergatit një paketë 3 trilion dollarëshe për t’ia paraqitur presidentit Biden. Fokusi është tek infrastruktura dhe hapja e vendeve të reja të punës. Mediet amerikane shkruajnë se diskutime janë duke u bërë edhe për të ulur tarifat në sistemin parashkollor dhe kolegj.

Kjo nismë triliona dollarëshe vjen si pjesë e agjendës kryesore të presidentit Biden për politikat e brendshme “Rindërtojmë më mirë”.

Paketa do të ndahet në dy pjesë. E para që përqendrohet në infrastrukturë, si ndërtime urash, rrugësh dhe shkolla. Dhe tjetra në politikat financiare.

Analistët amerikanë shkruajnë se kjo paketë përcakton prioritetet e presidencës Biden në politikën e brendshme amerikane. Këshilltarët e Presidentit pritet të fillojnë këto ditë edhe kontaktet me grupet e interesit në industri dhe grupet e punës në terren. Të hënën, këshilltarja e Biden për klimën, Gina McCarthy, filloi diskutimet me drejtuesit e industrisë së naftës dhe gazit për betejën ndaj ndryshimeve klimatike.

Një pikë qendrore në paketë mbetet edhe investimi në teknologjinë e lartë, fushë në të cilën Amerika ka konkurrencë të fortë me Kinën.