Morën dozën e parë të AstraZeneca, 11 mësues në Durrës shfaqin komplikacine, pergjigja e Silva Binos

1724
0

1 mësues të stafit pedagogjik të shkollës “Jusuf Puka” dhe “Kushtrimi i Lirisë” në qytetin e Durrësit, kanë shfaqur komplikacione pas marrjes së dozës së parë të vaksinës AstraZeneca.

Jonida Matohiti, drejtore e Drejtorisë Arsimore të Durrësit ka konfrmuar lajmin dhe është shprehur se mësuesit do të qëndrojnë një javë në shtëpi derisa të marrin plotësisht veten nga injektimi i vaksinës.

Ndërkohë, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino, u shpreh sot nga Shkodra se pas marrjes së vaksinës është normale që pacientët të kalojnë temperaturë të lehtë, madje edhe ajo vetë kishte patur temperaturë pas marrjes së vaksinës Pfizer.

”Mund të kenë pak temperaturë. Edhe unë kam pasur temperaturë pas Pfizer, por jo të gjithë. Me një paracetamol, nuk kanë asnjë problem. Ne kemi një survejancë të mirë që edhe temperaturën, edhe reaksionet e lehta anësore i evidentojmë, kështu që jemi në kujdes. Por nuk kemi parë asgjë dhe nuk ka pasur asnjë problem në vendin tonë”, u shpreh Bino nga Shkodra.