Nertina Nallbati, një prej mësueseve që mori vaksinën AstraZeneca tregoi pervojën e saj dhe pse vendosi të marrë këtë vaksinë, pavarëisht se disa vende të BE e kanë pezulluar përdorimin e saj.
Nallbati tha se tani ndjehet mirë, ndërsa pati pak ethe dhe pak dhimbje trupi pasi mori vaksinën.
“Nuk është se kam patur dyshime për ta marrë. Një pjesë e kolegëve kanë patur hezitim edhe për shkak të lajmeve. Megjithëatë shumica janë për ta bërë këtë vaksinë. Unë edhe pse e kalova covid, vendosa ta bëj. Pata pak ethe dhe pak dhim bje trupi, nuk pata shqetësime të mëdha. Vaksinën e bëra dje, sot ndihem shumë mirë”, tha mësuesja në OPEN.
Kujtojmë se disa shtete të BE kanë pezulluar këtë vaksinë pas raportimeve për mpiksje gjaku.