‘Lidhjet në distancë janë të vështira’ Saimiri i Love story tregon cfare zbuloi per Merin pasi u largua ne Gjermani

1052
0

Saimiri u largua se fundmi në Gjermani, duke e mbajtur lidhjen në distancë me Merin, vajzën të cilën zgjodhi në “Love Story”.

Vazhdojnë dilemat dhe diskutimet nëse ai e ka zgjedhur realisht Merin, qoftë edhe për njohje, pas mbylljes së spektaklit.

Në një intervistë për mediat, Saimir tregon se lidhja në distancë është e vështirë dhe ka zbuluar një anë të Merit që nuk e njihte.

Saimiri tregon se Meri është nevrike, dhe sipas tij, kjo gjë nuk i shkon asaj.

“Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua m’u desh të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë”.

“Edhe do të përpiqem që të shihemi sa më shpejt. Meri është një vajzë e mrekullueshme dhe e njëjta si e njoha në ‘Love Story’, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh, sepse nuk i shkon. Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria”, u shpreh Saimiri.

Meri ka treguar se ndodhet në Elbasan këto ditë, ndërsa Saimiri vazhdon jetën e tij në Gjermani. Nuk dihet si po e zhvillojnë ata njohjen, pas mbylljes së spektaklit, për të pretenduar në një martesë të mundshme, siç pretendoi spektakli me mbylljen e tij.

Në rrjetet sociale janë të shumtë ata që vazhdojnë të besojnë se Saimiri ose është lidhur me ndonjë vajzë tjetër, ose po tenton të lidhet këto ditë, qoftë edhe me ndonjërën nga pjesëmarrëset në ‘Love Story’.