Kreu i qeverise Edi Rama duket se i ka lene hallet e emigranteve per ti zgjidhur te gjitha perpara zgjedhjeve te 25 prillit por le te shohim anen pozitivite dhe mbi te gjitha te shpresojme per me te miren.
Diten e sotme ai ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të patentave.
Me një shënim në Twitter, Rama shkruan se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve, njihen si dokument zyrtar në Itali.
Kryeministri thekson se hapi tjetër i “domosdoshëm” është njohja e pensioneve mes dy vende që, sipas Ramës, nuk do të vonojë.
Postimi:
U tha u bë
Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali
Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë